Qytetarë të shumtë iu bashkuan protestës së zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza” kundër abuzimeve seksuale, një nismë kjo e nxitur nga rasti I 15 vjecares së abuzuar prej rojes së shkollës. Me pankarta në duar ku shkruhej “Mbroni vajzat, jo pedofilët’, ‘Pse nuk raportojmë’, ‘Marshoj për vajzën dhe mbesat e mia’, ‘Mos përdhuno’ , shumë qytetarë kanë ngritur zërin kundër këtij fenomeni, kundër të cilit, episodi I fundit tronditës, ishte një tjetër këmbanë alarmi. “ Turp është të heshtësh” , thotë Grida Duma, e cila ishte gjithashtu në shesh , duke I nxitur vajzat e gratë që bien pre e abuzimeve, të reagojnë. Përvec asaj, kishte edhe figura të tjera të njohura që mbështetën protestën, duke treguar se në momente të tilla, ka shumë nevojë për sensibilizim.