KreuCelebrity

4 vjec debutoi në botën e modës, 6 u shpall fëmija më i bukur; si duket Alina Yakupova!

Sot, Alina Yakupova është e njohur në të gjithë botën; vogëlushja nga Rusia ia detyron këtë fakt bukurisë së saj. Alina është nga Moska dhe në botën e modës, debutoi kur ishte vetëm 4 vjec. Dy vjet më vonë, falë suksesit që gëzoi si në plan professional, ashtu dhe në rrjetet sociale, vogëlushja ruse arriti të marrë titullin e “ vajzës më të bukur në botë”. Menaxheri i saj habiti me pohimet e tij se ndonëse mjaft e vogël, vajza i ka idetë e qarta; ajo është shumë e përkushtuar dhe kërkon të ndërtojë një karrierë në industrinë e modës. Alina ka një komunitet shumë të madh fansash në Instagram në cdo cep të botës, të cilët ndjekin aktivitetin e saj e i dërgojnë mesazhe mbështetjeje.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF