KreuCelebrity

Pritja e ëmbël s’po ju duket e tillë?! Ja si i ka evituar të vjellat e shtatzënisë Kate Middleton

Kate Middleton nuk i ka patur aspak të lehta shtatzënitë e saj dhe me të tre fëmijët Dukesha e Kembrixh ka përjetuar një periudhë tejet të vështirë gjatë tremestrit të parë të pritjes së ëmbël.

Si anëtare e familjes mbretërore me një protokoll dhe axhendë të ngjeshur takimesh dhe evenimentesh, për Kate Middleton nuk ka qenë aspak e lehtë periudha e shtatzënisë, derisa në pritjen e fëmijës së tretë Dukesha u duk se gjeti një zgjidhje, që ja përmirësoi dukshëm të vjellat e mëngjesit.

Mënyra tradicionale për përmirësimin e kësaj situate është përdorimi i xhinxherit. Përzierja e këtij përbërësi në vaktin e mëngjesit parandalon dukshëm të përzierat dhe lodhjen në orët e para të ditës.

Një nga të afërmit e familjes mbretërore ka rekomanduar edhe biskotat e thata, por një metodë e tillë nuk ka funksionuar me Middleton.

Çifti këmbëngul për përdoromin e xhixherit, e ndoshta duhet provuar nga gratë që po përjetojnë të njejtën gjendje gjatë shtatzënisë…

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF