KreuCelebrity

1000 foto sa të gjithë fjalët! Destinacionet më të bukura në konkursin “ Shqipëria nga Shtëpia”!

Ndonjëherë nuk duhet shumë për të bërë gjëra të mëdha; ndonjëherë mjafton vetëm një ide, e mbrujtur me pasion dhe dashuri për më të bukurën, më të mirën, sidomos kur flitet, si në rastin konkret, për vendin tënd! E cuditëshme sesi kaq mund të mjaftojë për të zgjuar aq shumë interes pa qenë nevoja për reklama verbuese apo fushata të shtrenjta marketingu. Për t`i angazhuar të gjithë të kthehen dashur padashur, në pjesë të publicitetit më të mirë që mund t`i bëhet bukurisë së natyrës sonë përmes konkursit “Shqipëria nga shtëpia”. Një mënyrë mjaft origjinale për të zbuluar  vende e destinacione të rralla, që jo vetëm turistët e huaj, por edhe vetë ne shqiptarët mund të mos i kemi hasur më parë!

Ketë solli konkursi me  ide të Ornela Çuçit, zëvendës ministre e Turizmit dhe Mjedisit, e që mori jetë në 18 Maj, kur u publikua në faqen e instagramit të gazetares Ilda Lumani, njëherazi drejtoreshë e revistës BORDO.

Është vera e parë 100 përqind shqiptare! Të njohim Shqipërinë e plotë, apo ndryshe si lindi konkursi #shqipëriangashtëpia

Ai ishte praktikisht një ftesë për të treguar përmes fotove, pjesët më të bukura të Shqipërisë! Reagimi qe i menjëhershëm. Rreth 1000 fotografi nga cdo cep i vendit u bënë pjesë e garës, përfshirë këtu dhe personazhe publikë.

Ato u reduktuan në fund në 20 më të mirat, nga ku stafi i Bordo përzgjodhi 6 më të bukurat. Shpërblimi për të talentuarit që i realizuan, ishin disa paketa turistike në 6 hotele të mrekullueshme, në Golem, Vlorë, Gjirokastër e Sarandë. Një prej fotove fituese ështe ajo me Ledia Sulaj, primabalerinën e Teatrit të Operas dhe Baletit, teksa performonte në Dajt!

Kaq shumë “ngjiti” ky konkurs, sa po të shihni faqet e personazheve të njohur në Instagram, do të vini re sesi kanë nisur të mbushen me foto nga Shqipëria!

Foto fituese jane:

Lumi i Shales- Fotografia nga @xhaferajorzana – Fiton –  Nje fundjave ne Hotel “Albanian Star”, në Golem, Durrës / Paketa “Half Boaed”
* Kalaja e Gjirokastres – Fotografia nga
@renada_daci – Nje fundjave ne “Hotel Cajupi” ne Gjirokaster / Paketa “Half Boaed”

*Gryka e Kelcyres, Permet – Fotografia nga
@rigesa_daka8 – Një fundjavë në FAFA Hotel & Resorts, Golem, Durres/ Paketa “Half Boaed”

*Dajt – Fotografia @ledi_ledia – Certifikate Dhurate nga Flower Hotel & SPA”
* Perendim Dielli Sarande- Fotografia nga
@jola_photography_official –  Fiton – Akomodim nje fundjavë në Hotel “Regina City”, në Vlorë

* Limani, Sarande – Fotografia nga
@erisa.artisticphoto.official –
Fiton- Akomodim nje fundjave ne Hotel “Mediterranea”, në Sarandë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF