KreuCelebrity

Brenda ditëlindjes orientale të Armina Mevlanit!

Këtë fundjavë (6 qershor) Armina Mevlani festoi 29 vjetorin e lindjes dhe ndryshe nga vitet e tjera, blogerja shqiptare zgjodhi që të festojë ndryshe kësaj here.

Në oborrin e shtëpisë,  ku prej vitesh bashkëjeton me të fejuarin Shkëlzenin, Armina ka mbledhur miqtë e saj më të ngushtë dhe ka organizuar një ditëlindje orinetale.

Kodi i veshjes ishte stil Maroku, ndaj edhe mikeshat e blogeres i kishin qëndruar besnike temës së ditëlindjes së shoqes së tyre të famshme.

Vajza e ditëlindjes ja besoi kësaj here dukjen e saj stilistes Enada At’Nikolla, e cila ka krijuar enkas për Arminën një kostum në ngjyrë blu, në material mëndafshi me të cilin blogerja është ndjerë si princeshë Jasmine.

Duke e njohur pasionin e saj për kërcimin, gjatë videove dhe fotove të publikuara në instastoryn e saj, Armina kishte rezervuar edhe një suprizë për të ftuarit, ku vetë ajo kishte përgatitur një kërcim orineral, bellydancing.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF