Ditën e djeshme Ardit Gjebra ka festuar 57 vjetorin e lindjes. Në një prej resorteve të njohura në qytetin e Sarandës, Gjebrea ka mbledhur miq e të afërm dhe ka organizuar një festë të bukur ditëlindje.
Emra të njohur të ekranit dhe bashkëpunëtorë të afërt me Arditin uruan publikisht mikun e tyre dhe qenë të pranishëm në festë.
Ndonëse dhurata materiale nuk dimë se çfarë ka marrë Gjebrea, një dhe me siguri më të bukurën ne e pamë dhe protagoniste kishte të bijën Anna.
Së bashku me këngëtaren Kejsi Tola e vogla e familjes Gjebrea kishte rezervuar një surprizë për babi Arditin.
Kejsi dhe Ana kënduan një duet së bashku, dhe kjo dhuratë i ka pëlqyer pa fund Gjebreas.
“Dhurata më e bukur”; ka shkruar moderatori përbri një foto të vajzave duke kënduar.