Xhemi Shehu mbetet një nga moderatoret më të dashura të publikut, si për shkak të modestisë së saj, ashtu edhe të pamjes. Xhemi në fakt është një prej vajzave që spikasin në ekranet shqiptare. Ajo ra në sy që në fillimet e saj, por ndërkohë ka vazhduar të ruajë të njëjtën freski dhe forma të admirueshme fizike, edhe pse është bërë nënë e dy fëmijëve.
Një foto e publikuar nga “Geraldina Sposa” na ktheu pas në kohë, me Xhemin që shfaqet e aty gati për sfilatë. Fotoja e vitit 2008, ku moderatorja shihet e veshur nuse, është ripostuar nga ajo vetë. Edhe 12 vjet më vonë, Xhemi duket shkëlqyeshëm, dhe ne themi si ia bën??