Rezarta Shkurta së fundi nuk përmendet më aq shumë si këngëtare sesa si bashkëshortja e Ermal Hoxhës. Ajo nuk lë rast pa treguar sesa e lumtur është me jetën që ka, me Ermalin dhe vajzën e tyre, Hera.
Sot në ditëlindjen e të shoqit, ajo i ka bërë një urim mjaft të vecantë. “Kur u njohëm të dy shumë të rinj, numëronim çdo ditë ditëlindjet e njëri-tjetrit. Sot numërojmë sesa shumë ëndrra kemi realizuar bashkë… Uroj të plakemi bashkë e të numërojmë ëndrrat e nipërve dhe e mbesave tanë. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e madhe! Me ty pranë jam gruaja më e lumtur në botë,” ka shkruar ajo.