KreuCelebrity

Delinda Disha dhe ‘Drejtorja e Tatimeve’; mike apo së shpejti kolege?!

‘Ku qëndron problemi këtu?!’; është shprehja që përdoret ende sot, marrë më shumë se pesë vitë më parë nga spektakli i humorit “Portokalli”, ku aktorja Delinda Disha imitonte asokohe Drejtoren e Tatimeve Briseida Shehaj.

Roli i drejtoreshës së tatimeve u cilësua si ndër më të suksesshmit për Delindën dhe çka është tejet e rëndësishme është fakti se Briseidës i ka pëlqyer ai imitim, dhe në asnjë moment nuk e ka marrë si ofendim.

Madje dyshja e vajzave tashmë qenkan mikesha të mira, ose kjo foto na bën ta mendojmë këtë gjë.

 

Aktorja e ‘Klanifornia” ka postuar pak minuta më parë një fotografi në llogarinë e saj në Instagram ku duket në ambientet e televizionit Ora News pikërisht me drejtoren e këtij televizioni Shehajn.

Nuk e dimë nëse ky takim ka qenë thjesht për të shijuar një kafe, duke qenë se ambientet e punë së Briseidës (Ora News ) dhe Delindës (Tv Klan)  janë shumë afër apo mos duhet të mendojmë se Delinda po mendon t’i bashkohet televizionit Ora…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF