Një lëkundje e fortë tërmeti tronditi Tiranën këtë pasdite, duke risjellë për disa sekonda në kujtesë frikën që përjetuam në muajin nëntor.
Tërmeti thuhet ta ketë pasur epiqendrën në Gjirin e Lalzit, ndërsa magnituda mendohet të ishte 4,3 ose 4,5. Të paktën faqja europiane e tërmeteve, EMC, jep shifrën e fundit, ndërsa të parën e përcjell Ministria e Mbrojtjes. Disa luhatje më të lehta, por më të shpeshta u regjistruan dhe gjatë natës në kryeqytet e zonat përreth tij. Aktualisht, nuk ka raporte për dëme.