KreuCelebrity

I tha je me dy fytyra: Dafina Zeqiri sqaron për herë të parë sherrin me Tunën!

Dikur ato ishin mikesha, aq sa realizuan edhe një këngë së bashku. Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin dhe Tunën, dy artsistet që pas bashkëpunimit në këngën ‘Vibe’ nuk e dimë se ç’ndodhi por nisën të shigjetonin njëria tjetrën me terma aspak të këndshme.

Në vitin 2013, mediat publikuan edhe një video përmes të cilës pretendohej se Dafina e cilësonte Tunën “njeri me dy fytyra”, si dhe vinte në dyshim talentin e saj. Për hakmarrje Tuna e hoqi fare pjesën e Dafinës në klipin e këngës ‘Vibe’ dhe kështu vajzat u kthyen në ish-mikesha…

Por, duket se gjithçka është sheshuar dhe se dyshja e kolegeve kanë pranuar gabimet e së shkuarës dhe kanë rregulluar marrëdhënien e tyre.

E ftuar në programin “Nin” në Klan Kosova, Dafina Zeqiri është shprehur se me Tunën aktualisht ka një marrëdhënie shumë të mirë dhe se sherret ja kanë lënë së shkuarës.

“Edhe unë edhe Tuna kemi shumë kohë në këtë industri dhe është shumë normal për dy femra selfmade që të kenë përplasje. Ka kaluar kohë, edhe ajo ka pranuar gabimet e veta edhe unë kam pranuar gabimet e mia, sepse kemi qenë të reja. Kanë ndikuar shumë njerëz rreth nesh. Sot jemi shumë mire”; tha Zeqiri.

Vajzat e njohura e ndjekin njëra tjetrën në Instagram që prej 2017-ës dhe në ditët e sotme ky është një tregues se miqësia vazhdon.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF