U duk një histori e bukur dashurie, që së shpejti do të kurorëzohej me martesë, por vetëm pak muaj pas fejesës modelja Heidi Lushtaku dhe boksieri Robin Krasniqi vendosën t’i japin fund lidhjes së tyre.
Tashmë ‘single’ modelja seksi ka lënë pas ndarjen me boksierin duke vijuar aktivitetet e saj profesionale si dhe dëfrimin me miq. Bukuroshja shqiptare pak më parë ka postuar një foto teksa ndodhej në një yaht nën shoqërinë e një grupi djem e vajzash, por ai që tërhoqi vëmendjen e ndjekeësve ishte ylli i Hollyëood Sylvester Stallone.
“Vera po vjen”; shkruan modelja shqiptare përbri fotos, në qendër të së cilës ndodhet Sylvestër Stallone.
Nuk e dimë se çfarë e lidh Heidin me Stallone-n; nëse dyshja thjesht kanë miq të përbashkët, apo nëse pas kësaj foto qëndron një bashkëpunim.



















