KreuCelebrity

E mori nga e bija që punon në Bashkinë e Tiranës, punonjësja “vë në karantinë” Bashkinë e Durrësit!!

Punonjësit e Bashkisë së Durrësit janë vënë në alarm pasi një kolege e tyre rezultoi pozitive me Sars-Cov-2. Specialistja e kishte kryer testin një ditë më parë dhe dyshohet se është infektuar nga e bija, që punon në Bashkinë e Tiranës!!

Ambjentet e brendshme të godinës në Durrës po dezinfektohen, e sot, askush nuk hyri nëpër zyra.

Në qytetin bregdetar që numëron 7 viktima nga koronavirusi, testit të tamponit po i nënshtrohen të gjithë kontaktet e afërta me punonjësen e infektuar. Mësohet sakaq se të gjithë punonjësit e sektorit të Urbanistikës janë vetëkarantinuar në pritje të rezultateve.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF