KreuCelebrity

Marrëdhënien e Jona Spahiut me kunatën, do ta kishin zili të gjithë!

Jona Spahiu ishte sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku teksa fliste për marrëdhënien me partnerin dhe të qenit një nënë e re, pati një surprizë të vecantë: në lidhje live i doli kunata, Drita. Edhe pse postimet në rrjetet sociale mund të ishin një tregues i relatave të tyre, ajo cfarë pa publiku në transmetim direkt, e vulosi përfundimisht!

Edhe pse dihen se marrëdhëniet mes kunatave mund të jene të vështira, Jona dhe Dritat shkonin aq mirë sa edhe dy motra! Drita arriti deri aty sa të rrëfejë se për shkakun e moderatores, ndihet sikur është forcuar dhe marrëdhënia e saj me të vëllain.

Të qeshurat nuk munguan në studio, shoqëruar edhe me inserte që tregonin momentet e bukura së bashku, e në fund, Jona pranoi dhe sfidën e kunatës për të kënduar aty për aty, “Gocë Tirone jom”!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF