Viktoria,vajza e aktores Rudina Dembacaj këtë të dielë është pagëzuar dhe në ditën e veçantë vogëlushja ishte e rrethuar nga njerëzit e saj më të dashur.
Në fakt së bashku me të voglën Viktoria janë pagëzuar edhe partneri i Rudinës, Mark Frroku dhe fëmijët e tij ndaj e diela e 14 qershorit për familjen Dembacaj- Frroku pati njëherësh shumë gëzime.
Moderatorja e “Mos i fol shoferit’ postoi disa orë më parë foto në rrjetin social Instagram, ku ndau me ndjekësit ritin e bukur të familjarëve të saj.
“Sot ishte dite shumë e veçantë për familjen tonë të madhe! Pagëzimi i të dy Viktoria-ve, Nardit, Ertes, Amantias, Leos dhe Markut! Falemderoj Zotin për këtë ditë! Ju dua ”- ndau përjetimin e ditës së bekuar Rudina në Instagram.
Në pagëzimin e Viktorias nuk ka munguar as babai i vogëlushes, ish-bashkëshorti i Dembacaj me të cilin ajo ka ruajtur një raport tejet miqësor edhe as divorcit.



















