Gjyshja e Rita Orës ndërroi jetë dy ditë më parë për arsye që ende nuk janë bërë të ditura, dhe këngëtarja e ka ndjerë shumë humbjen e saj. Rita ka postuar së fundi një mesazh shumë të ndjerë për të në Instagram.
“E dashur gjyshe, ti ishe vajza më joshëse, njeriu më punëtor dhe i pavarur që kam njohur. Çdo ditë ajo dilte shëtitje e veshur, duke u dukur shkëlqyeshëm, shkonte merrte kafenë e saj pa ndihmën e askujt që nuk e donte! Ajo ishte shumë e përkujdesur, shumëëëë e fortë dhe me shumë humor. O Zot sa kemi qeshur dhe kur tregonte të vërtetën, nuk kishte filtra. Por ajo falte dashuri dhe përkujdesej me gjithë zemrën e saj. Do të më mungosh çdo ditë! Pusho në paqe pranë gjyshit, e di që do të na mbrosh dhe udhëzosh. Përpiqu të mos festosh shumë atje në Parajsë! Të dua gjyshe,”- ka shkruar këngëtarja që duket se ishte shumë e lidhur me të.



















