KreuCelebrity

Me barkun e rrumbullakosur, për herë të parë Olta Boka publikon foto me partnerin!

 

Pritjen e ëmbël, Olta Boka e ka përjetuar privatisht dhe vetëm në muajin e nëntë të shtatzënisë këngëtarja konfirmoi ngjarjen e bukur që po ndodh në jetën e saj. Këtë fundjavë mami në pritje organizoi festën e mirëseardhjes së bebit ose ‘baby-shower’ siç quhet ndryshe.

Ndonëse Boka gjatë festës nuk publikoi asnjë foto, pak orë më parë në instagramin e saj për herë të parë artistja postoi një foto me barkun e rrumbullakosur si dhe na njohu me partnerin.

“Ti je pikënisja e kapitullit më të bukur të jetës sime! Sidoqoftë e ardhmja, sot më lejo të të shtrëngoj dorën dhe sëbashku t’i japim ngjyra aventurës që kemi nisur… Kështu, do ta kemi më të lehtë të themi që historia jonë i përngjan një fotografie, në çastin e shkrepjes të së cilës, buzëqeshëm të lumtur për të mbetur të tillë deri në fund…”; shkruan Olta përbri fotos në të cilën duken prindërit e rinj.

Dyshja janë në pritje të të fëmijës së tyre të parë dhe bebushi që pritet të vijë në jetë këto ditë është vajzë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF