KreuCelebrity

Baba me kohë të plotë; Elgit Doda poston foto me të birin!

Që prej datës 4 qershor rutina e çiftit Klea- Elgit ka ndryshuar krejtësisht pasi tashmë ditët e tyre kanë një lajtmotiv të vetëm që quhet Krid.

Si një baba i ri, kantautori duket se po përshtatet më së miri me nevojat dhe angazhimet që kërkon një bebe e porsalindur, dhe kjo foto e sapo postuar në instagramin e Elgidit e dëshmon më së miri.

Me të birin në krah, kokën e të cilit babi Elgiti është kujdesur ta mbajë si duhet, dhe me biberonin duke ushqyer Kridin e vogël; ky është postimi më i ëmbël që kishim parë ndonjëherë në instagramin e kantautorit.

Ndonëse kjo foto duket shumë e natyrshme, të gjithë e dimë mirë se sa mund, kujdes, instruksione i duhet një babi të ri në ditët e para të prindërimit për të mbajtur bebushin, por duket se Doda po e kalon me sukses këtë fazë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF