Profesioni i detektivit privat është dicka e re në vendin tonë, dhe aq më tepër për një femër. Por Shkënda Lili e ka marrë shumë seriozisht punën e saj.
E diplomuar për juridik, Shkënda punon prej 4 vitesh në këtë fushë dhe ka një ekip prej 4 personash të tjerë. Detektivja ishte e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku tregoi se puna e parë që duhet të bënte pasi u fut në këtë profesion, ishte të zbulonte një tradhti bashkëshortore.
“Detektivi është një profesion si çdo profesion tjetër. Unë thjesht faktoj provat. Puna e parë ka qenë tradhti bashkëshortore. Vitet e para ka qenë vetëm kjo. Ishte grua, dhe donte ndihmë sepse kishte dyshime tek partneri i saj dhe donte ta investigonim. Vetë fjala detektiv do të thotë investigim. E ndoqa 10 ditë. Nëse partneri ka një lidhje tjetër, automatikisht do të takohet brenda 10 ditësh. Provat tona janë faktike. Fotografi, video, vendndodhje ekzakte. Provat faktohen në ambiente publike”, u shpreh ajo.