KreuCelebrity

Pesë muaj pa të, vajza e Xhevdet Ferrit: S `më mësove të jetoj pa …

Boshllëku që Xhevdet Ferri ka lënë pas është i madh për vajzën e tij, Bora. Postimi i saj i fundit e tregon qartë se pesë muaj pas ndarjes së tij nga jeta, mungesa e tij vetëm sa bëhet më e vështirë per tu perballuar.

Ajo thotë se nuk është mësuar të jetojë pa praninë e tij, fjalë këto tejet të ndjera e të sinqerta.

“Sa i bukur ke qenë mo papi. O bo booo kushedi sa do acaroheshe me mua megjithë këto fotot e tua që të kam ndarë në këto 5 muaj të shkuar. Por me thënë të drejtën po bëj si çfarë të mundem, sepse në të gjithë leksionet që më ke dhënë në jetë (edhe me ato ozmoze) nuk më ke mësuar si të jetoj pa prezencën tënde). Ja psh edhe në këtë koment do të kishe thënë “Bora je bërë patetike”, shkruan ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF