KreuCelebrity

Jonida Vokshi bëhet nënë për herë të parë; vjen në jetë Emi!

 

18 qershor 2020 do të mbetet përjetësisht datë e shenjtë për çiftin Jonida Vokshi- Besnik Krapi. Pritjes i erdhi fundi, dhe këtë mëngjes moderatorja bukuroshe ka sjellë në jetë vajzën e parë të çiftit, të cilën prindërit e pagëzuan me emrin Emi.

Lajmin e bukur e ndau me ndjekësit Besniku, i cili tashmë baba krenar shkori disa përjetime zemre për takimin e parë me vajzën e tij.

“Zoti m’ka taku me ni çikë shumë t’bukur sot. Ma ka marr krejt zemrën! Emrin e ka Emi. N’fillim kajti fort … poget kur e kuptoj kush jom e kur m’pa qysh dokna  Po menihere u bonëm shokë. U pajtum me kon shokë të ngushtë përjetë! Emi dhe nana e saj e bukur Jonida, që unë e du fort, janë shnosh e mirë! Ju dojmë shumë krejtve e faleminderit për kujdesin! Shoqes teme t’ngushtë, Zoti ia dhashtë shnetën, lumtuninë e durimin. Neve na boftë prind’ krenar! Vendi i vet u krenoftë me të! @jonidavokshiofficialshkruan Besniku përbri fotos ku duket teksa sheh të voglën e porsalindur.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF