Për tre muaj me radhë nuk pamë dhe nuk dëgjuam asgjë rreth Elvana Gjatës, sepse ndryshe nga personazhë të tjerë të njohur, që muajt e karantinës qenë aktivë në rrjete sociale, Elvana prefereoi që gjatë karantinës të ‘zhduket’.
Për t’u rikthyer vetëm sot me disa postime njëherazi në rrjetin social Instagram. E veshur me një fustan të gjatë në ngjyrë ‘kaki’ dhe me një xhaketë në po të njëjtën ngjyrë, Gjata përshëndeti ndjekësit me postimet e fundit.
Ndërsa me siguri, këto postime po i paraprijnë një projetki të ri (një hit veror siç di Elvana), ajo që tërhoqi vëmendjen tonë është kapja e flokëve në bishtaleca të hollë në majë të kokës, trend ky që na ktheu shumë vite pas në kohë.
Ishin vitet 90’ kur ky trend u përqafua nga vajza të njohura të shoëbiz-it botëror e atij shqiptar, për t’u kthyer sërish në vitin 2020.



















