Një nënë në Mbretërinë e Bashkur shkaktoi indinjatë të madhe me veprimin e pamimagjinueshëm të saj. Gruaja akuzohet se paratë e mbledhura për fëmijën e saj të sëmurë, i shpenzoi për interesin e vet personal. 29 vjecarja Natalie Webster është nënë e pesë fëmijëve, njëri prej të cilëve ka probleme kardiake. Sipas the Sun, gruaja është arrestuar pasi i shpenzoi për gjëra të tjera paratë e mbledhura nga donacione për vogëlushin. Autoritetet e kane ndaluar nën dyshimin e mashtrimit. Nga 10.000 paundë të mbledhura për fëmijën, ajo harxhoi vetëm 4.200 për trajtimin e tij, ndërsa pjesën tjetër e përdori për të zmadhuar gjoksin me implante e për të blerë një makinë.
Vogëlushi për cdo rast u operua nga zemra dhe partneri i Natalie, Ryan Poynton, I falenderoi të gjithë ata që me ndihmën e tyre e bënë të mundur ndërhyrjen kirurgjikale. Megjithatë kur mësuan lajmin e mashtrimit të saj, një pjesë e dhuruesve u mblodhën përpara shtëpisë së familjes Webster dhe protestuan, ndërsa I binin derës dhe xhamave të dritareve dhe bërtisnin.