KreuCelebrity

E merr me humor, Florjan Binaj: Jam aq pozitiv si tip sa dola pozitiv me Covid!

Epo, duhet ta prisnim nga një aktor kaq i dashur humori! Florjan Binaj bëri një postim që zor të mos shkaktojë të qeshura, pavarësisht seriozitetit të situatës. Ai konfirmoi në mënyrën  e vet se është prekur nga koronavirusi.

“Jam aq pozitiv si tip saqë dola pozitiv edhe me Covid 19. Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha pas një testimi rutinë, fati donte që unë të qëlloja i prekur nga virusi Covid 19. U vetizolova që para testimit dhe do qëndroj në izolim si gjithë të tjerët deri në përfundim të karantinë. Fatmirësisht nuk kam asnjë simptomë dhe asnjë shqetësim dhe gëzoj shëndet të plotë. Mendoja t’jua them vetë të vërtetën se sa ta lexoni nga portalet që për ndonjë klikim janë të gatshëm të shkruajnë çdo gjë. Më vjen keq që do mungoj këto dy javët e fundit të sezonit të portokallisë, por s’kam ç’bëj dhe për të gjithë ata që më pyesin: Ku e more?- i them, mora në Gjermani, por km i ka origjinale të vetat. Shëndet të gjithëve”, ka shkruar ai. Kuptohet, nuk vonuan komentet ku Florit I urohet shërim I shpejtë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF