KreuCelebrity

Kineastët Edmond dhe Robert Budina të infektuar me Koronavirus!

Pas aktorit Florjan Binaj që pranoi se është infektuar me Covid-19 dhe është vetëkarantinuar në shtëpi, këtë mëngjes numrit të të prekurve nga ky virus i janë shtuar edhe kineastët e njohur, vëllezërit Edmond dhe Robert Budina.

Burime për ‘Gazeta Shqip’ kanë bërë me dije se pasi i janë nënshtruar tamponeve vëllezërit Budina kanë rezultuar pozitivë.

Sakaq nga ana e kineastëve nuk ka patur asnjë reagim rreth këtij lajmi.

Bordo i uron shërim të shpejtë Robert dhe Edmond Budinës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF