Krejtësisht e zhveshur për një fushatë publicitare në mediat sociale: Lisa Rina, 56 vjec, aktore dhe personazh i njohur televiziv në SHBA dhe protagoniste e serialit “The Real Housewives di Beverly Hills” dhe “Melrose Place” befasoi fansat por edhe familjarët me fotot ku tregon trupin e saj super në formë pavarësisht moshës.
Por vajzave të yllit nuk I ka pëlqyer shumë kjo gjë, dhe e vogla, Delilah Belle, 22 vjec, që komentoi: “ Mami, po kur e bëre këtë gjë”, duke treguar kështu një lloj mosaprovimi. Shumë megjithatë e komplentuan për trupin, duke thënë se është super “hot”, ndërsa stilisti Christian Coëan I thotë për syzet: “ Cfarë nevoje ka të “veshësh” dicka tjetër kur ke një trup të tillë”?



















