Thuhet se partnerja e reperit Ledri Vula është në pritje të ëmbël, pasi një foto e postuar nga Sara Hoxha teksa duket barku paksa i rrumbullakosur bëri që të lindin dyshime se dyshja së shpejti do të bëhen prindër.
Këtë të hënë Ledri ishte i ftuar në programin “NIN” ku përballë moderatorit Alaudin Hamiti tregoi disa të pa thëna rreth romancës me bukuroshen Sara Hoxha.
Vula tregoi se njohja me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën ka qenë e rastësishme në një prej koncerteve të tij dhe ajo çfarë e ka goditur reperin tek Sara kane qenë sytë e saj.
Ndër të tjera Vula u pyet edhe rreth mundësisë së ardhjes së një bebushi për të cilin reperi u shpreh se një pjesëtar i ri në familje është mëse i mirëpritur.
“Si të jetë e shkruar. Unë me qejfin më të madh. Të gjithë shokët e mi janë bërë baballarë, vetëm unë kam ngelur. E gjithë gjenerata ime janë bërë prindër edhe kur i shoh që pavarësisht streseve dhe problemeve, kanë gjithë atë dashuri prej fëmijëve. Asgjë në botë nuk i intereson kur kanë ata afër, prandaj dua dhe unë ta kem atë ndjenjë.”: u shpreh Ledri.
Pra artisti i njohur është mëse i përgatitur për t’u bërë baba, ndaj le të themi se lajmi i shtatzënisë së Sarës nuk duket edhe aq i pavërtetetë.



















