“ Koronavirusi, nga tigër agresiv është kthyer më shumë në një mace të egër”, deklaroi mjeku i rëndësishëm infeksionist në Itali, professor Matteo Bassetti. Bassetti është i bindur se “virusi ka ndryshim të ndjeshëm në egërsinë e tij”, dhe pacientët tani po i mbijetojnë infeksioneve që më përpara, do t`i kishin vrarë.
Mjeku, që është dhe shefi i repartit të sëmundjeve infective në spitalin San Martino të Gjenovës, mendon se virusi mund të zhduket vetë. “ Edhe pacientët 80 apo 90 vjecarë tani rrinë ulur në shtrat e marrin frymë vetë, pa asnjë ndihmë. Më herët, ata do të kishin vdekur dy apo tre ditëve”, shprehet ai.
Italia ishte një prej vendeve më të prekura në botë nga Covid 19 gjatë fazës së parë të pandemisë dhe sot numëron më shumë se 238,000 raste dhe 34,000 vdekje. Ekspertët të tjerë nuk janë dakort me të. Doktoresha e Columbia University, Angela Rasmussen thotë se :” nuk ka prova se virusi po humbet fuqinë e tij”.
Ndërsa Dr Oscar MacLean i Universitetit të Glasgoë tha: “Të bësh pretendime të tilla bazuar në testime pështyme është e rrezikshme. Megjithëse teoritë e dobësimit të virusit prej mutacioneve janë reale, ato nuk janë diçka që ndodh natyralisht dhe duhen verifikuar në mënyrë më sistematike.”



















