KreuCelebrity

Si në filmat romantikë; Ledri tregon si u njoh ne Sarën!

 

I keni parasysh ata filmat romantikë ku atë djaloshin king të shkollës e pëlqejnë të gjitha vajzat dhe atij i bie në kokë pikërisht për më indiferenten, për atë që s’është fare e interesuar të dali me të preferuarin e shkollës…

Duket se pak a shumë kështu ka qenë edhe njohja e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës. Ai reperi që lakmohej dhe pëlqehej shumë nga mikeshat e Sarës, ndërsa ajo nuk kishte ndonjë simpati të veçantë për Ledrin e famshëm.

Dyshja janë takuar për herë të parë në një prej koncerteve të Vulës, kur shoqet e Sarës kanë rendur në prapaskenë për të marrë autograph dhe për të bërë fotografi me idhullin e tyre, ndërsa Sara ndodhej aty vetëm për të shoqëruar shoqet e saj. Por, bukuroshit të skenës i mbetën sytë tek ajo.

I ftuar në programin ‘NIN’ Ledri ka rrëfyer për herë të parë njohjen me të fejuarën e tij.

“Shoqeve të veta iu pëlqeja unë dhe ajo erdhi në backstage, prej shoqeve të saj më pëlqeu Sara,”- ka treguar reperi…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF