KreuCelebrity

Ja si e pret gjyshja Emin e mami Jonidës dhe babi Besnikut!

Më 18 qershor Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi përjetuan për herë të parë ndjesinë e të bërit prind, teksa mirëpritën në jetën e tyre vogëlushen Emi. Ndonëse vetëm 4 ditëshe, duket se Emi ka nisur të bëjë vizitat tek gjyshërit në Tiranë, të cilët janë kujdesur maksimalisht për ta pritur mbesën ashtu siç duhet.

Në shtëpinë e gjyshe Vjollcës madje është vënë edhe krevati i vogël për anëtaren më të re të familjes, në mënyrë që ajo të flerë sa herë të vijë tek gjyshja në Tiranë.

Dhoma e zbukuruar me tullumbace ngjyrë rozë, dhe me mbishkrimin ‘Ëelcome Emi’ është gati për më të voglën e shtëpisë.

Jonida Vokshi dhe bashkëshorti Besnik Krapi kanë zgjedhur Prishtinën  si shtëpinë e tyre bashkëshortore, por duket se me lindjen e vajzës Jonida ka zgjedhur të jetë pranë së ëmës në Tiranë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF