KreuCelebrity

Jeta e një mami; ja çfarë kërkon më shumë në Google Jonida Vokshi këto ditë!

 

Katër ditë më parë Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi mirëpritën në jetën e tyre bebushen Emi. Si dy prindër të rinj, e me një rutinë krejtërsisht të ndryshuar me siguri për mami Jonidën dhe babi Bensikun pikëpyetjet janë të mëdha këto ditë me anëtaren e re të familjes.

Përpos lumturisë dhe gëzimit që sjell një fëmijë në familje, kush e ka provuar I njeh mirë pasiguritë, frikërat, pikëpyetjet, dilemat që haset një nënë e re në javët apo muajt e parë të prindërimit, e mesa duket Jonida sapo i është bashkuar blubit të nënave të reja.

Pak minuta më parë, në instagramin e saj moderatorja postoi një foto ku duket duke kërkuar diçka në ‘google’. Sigurisht e veshur sport, sigurisht pa asnjë pikë grimi në fytyrë, dhe sigurisht me shumë pak orë gjumë, mami i Emit ka shkruar në motorin e kërkimeve në internet, pyetjet 1 milion dollarëshe për një grua që sapo është bërë mami:

“Pse po qan kaq shumë Emi?”

Kush e ka provuar mëmësinë e di mirë se sa miliona herë ja ka bërë këtë pyetje vetes, ndaj ‘Ëelcome to the club” mami Jonida.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF