Situata e krijuar nga Covid 19 ka krijuar përvec problemeve fizike, edhe një rëndim të gjendjes psikologjike të shumë njerëzve. Vetë kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin duke folur për një valë të vërtetë stresi post-traumatik që kërcënon botën. Shenjat janë disa: depresioni, ankthi, sulmet e panikut, pagjumësia dhe problemet e tretjes. Por ndërsa për rastet më ekstreme është i nevojshëm konsultimi me mjekun, ne vetë mund të ndihmojmë në vendosjen e një ekuilibri dhe kjo nis nga ushqimet. Ja cilat prej tyre konsiderohen anti-stres:
Spinaqi dhe fasulet e zeza
Brokoli, lulelakra, lakra
Kakao
Elbi
Soja
Frutat
Peshku
Drithërat integrale
Kumbullat e thata
Bananet
Xhinxheri
Speci djegës



















