KreuCelebrity

Lidhja me Young Zerkën ka marrë fund dhe Ronela e tha me gojën e saj!

 

Ndonëse nuk e pranuan asnjëherë publikisht, fakt është se Ronela Hajati dhe Yang Zerka patën një romancë të gjatë disa vjeçare e cila tashmë ka marrë fund.

E ftuar në programin ‘Në kurthin e Piter Pan’ këngëtarja Hajati nuk u shpëtoi pyetjeve me spec të gazetarëve të vegjël dhe një ndër gjërat që vogëlushët e Piter Panit donin të dinin ishte statusi dashuror i Ronelës.

Unë jam, çuditërisht më e padashuruar se asnjëherë. Jam vetëm, shumë e fokusuar me punën. Kjo karantina, më ka ndihmuar shumë të punoj me veten. Mendoj që Zoti i di më mirë ca gjëra, i ka shkruar, prandaj ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen”; u shpreh Ronela

Pra Ronela është vetëm, as me Zerkën dhe as me dikë tjetër dhe për momentin e fokusuar krejtësisht tek puna.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF