Lidhën kurorë verën e kaluar dhe janë më të lumtur se kurrë.
Por edhe pse dashuria për të shoqen, Romina “lulëzon”, një vend të madh në zemrën e Erik Lloshit zë edhe dikush tjetër. Ajo është nëna e tij.
I ftuar tek “Rudina”, këngëtari rrëfeu se të ëmën e ka pikë të dobët, aq shumë sa në trup ka dhe një tatuazh të kushtuar asaj. “Ekziston dikush në këtë botë që të do më shumë se veten, ajo është nëna”, shkruhet aty. I pyetur nga moderatorja se cfarë këshille I jep e ëma gjithmonë, ai u përgjigj pa ngurrim: “Duhet të tregohesh i kujdesshëm në jetë dhe të respektosh njeriun që ke në krah.” Kjo tregon qartë se në shtëpinë e Eruikut, “ problemi “ nuse-vjehrrë është i zgjidhur dhe se marrëdhënia mes tyre është shumë e mirë!



















