Koronavirusi është përhapur në cdo cep të botës dhe termi “Covid 19” sot është padyshim ai më I dëgjuari. Por jo për të gjithë. Në Mianmar nuk dijnë gjë për të. Duket e pabesueshme, por ndërprerja e internetit një vit më parë në këtë vend e izoloi atë virtualisht nga pjesa tjetër e globit.
Ky komb në Azinë Juglindore me mbi 100 grupe etnike, në kufi me Indinë, Bangladeshin, Kinën, Laos dhe Tajlandën dhe me një popullsi prej 53.71 milionë banorë, nuk ka më internet që prej qershorit të vitit të kaluar. Arsyeja janë luftimet mes ushtrisë dhe pakicës etnike, Rohingia.
Interneti u hoq me pretekstin se nxiste përleshjet mes forcave qeveritare dhe rebelëve. Mungesa e internetit megjithatë nuk e ka penguar depërtimin e virusit në disa qytete dhe mësohet se ka të paktën 293 të infektuar, por informacionet prej andej janë të pakta.



















