Babai i Sokol Ballës është ndarë këtë të enjte nga jeta në moshën 73 vjeçare, duke trishtuar familjarët, miqtë e të afërmit. Lajmin e trishtë gazetari Balla e ka ndarë në rrjete sociale, kur lajmëron për humbjen e madhe.
“Ndarja me babain, e dhimbshme dhe e qetë. Faleminderit për atë që bëri për mua. Nëse mendoni se kam diçka të mirë, ju siguroj e kam prej tij. Sa për vizitat: Është kohë pandemie. Jam i sigurt që Lul Balla do jetë në lutjet tuaja në distancë. Të gjallët takohen edhe më vonë. Të ruajmë distancën fizike, rëndësi ka afërsia shpirtërore.”; shkruan në statusin më të ëvshtirë të jetës së tij Sokol Balla.
Lulzim Balla, për më shumë se 43 vjet shërbeu si kameraman në RTSH, dhe në vitin 2011 u nderua nga presidenti Bamir Topi, me titullin “Mjeshtër i Madh”.



















