Aktorja kolumbiane Danna Garcia rrëfeu se ka rezultuar tre herë pozitive në testin e Cov id 19. Pasi e kishte marrë sëmundjen, Danna kaloi periudhën e gjatë të rekuperimit, dhe u mendua se tashmë i gjithë ky episod ishte hedhur pas krahëve. Por për habinë e saj, ka bërë testin e tretë dhe doli sërish pozitive.
“E kam virusin ende. Nuk kam fjalë. Falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur”, tha ajo duke shtuar se nuk po e përjeton mirë këtë situatë dhe se kujdeset shumë që të mos ifenktojë persona të tjerë. Aktorja madje mori dhe një apartament me qira që të qëndronte larg bashkëshortit dhe të afërmve të tjerë për t`I mbrojtur, por sërish kishte marrë letra kërcënuese nga disa fqinje.
Mjekja Fernanda Hernandez mendon se aktorja nuk është infektuar sërish, por në rastin e saj mund të bëhet fjalë për një riaktivizim të virusit ose për një kohë më të gjatë shërimi pa simptoma.



















