Aktorja e njohur Emma Roberts, mbesa e yllit hollivudian Julia Roberts, do të bëhet nënë për herë të parë! Emma dhe partneri i saj, Garret Hedlund, janë tepër të gëzuar nga lajmi, thanë burime pranë ciftit.
Aktorja 29 vjecare e “American Horror Story” dhe Hedlund nisën të frekuentohen në 2019-tën, pasi Emma I dha fund lidhjes jo fort të qëndrueshme me ish të fejuarin, Evan Peters, me të cilin ishin bashkë që nga vitit 2012.
Sa për Hendlund, edhe ai ka pasur një lidhje me aktoren tjetër mjaft të njohur, Kirsten Dunst gjatë viteve 2011-2016.



















