KreuCelebrity

BE nuk i hap kufijtë me Shqipërinë pas 1 korrikut (por bën përjashtim për një vend ballkanik që ka më shumë raste se ne)!

BE nuk i hap kufijtë me Shqipërinë pas 1 korrikut (por bën

Bashkimi Europian nuk do t`i hapë kufijtë e jashtëm për shtetasit e shumicës së vendeve të Ballkanit Perëndimor  pas 1 korrikut, përfshirë dhe Shqipërinë! Kjo supozohet në bazë të një liste, që si aneks i është bashkangjitur një rekomandimi të Këshillit të BE-së, për të cilin ambasadorët e vendeve anëtare, kanë diskutuar në Bruksel, të premten në mbrëmje, për më shumë së gjashtë orë thotë REL.

Në listën e vendeve të cilëve do t`I lejohet hyrja ka 15 shtete. Aty përjashtohen Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovina. Do të lejohet ndërkohë kalimi për qytetarët e Malit të Zi, i cili e ka kontrolluar mirë situatën me koronavirusin, si edhe me Serbinë, që regjistron 267 vdekje dhe gati 14 mijë infektime!

Numri I pacientëve të infektuar në Serbi ka pasur ngritje të ndjeshme në muajin qershor, por ndërkohë duket se ka pasur edhe rritje të nivelit të të shëruarve.

Sakaq kufizimet nuk do të hiqen për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por do të hiqen për Kinën. Kjo mund të zemërojë administratën amerikane, por në BE thonë se i kanë marrë parasysh vetëm kriteret reale që kanë të bëjnë me rrezikun nga pandemia, dhe jo ato politike.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF