KreuCelebrity

Pipero e pranon: Shifrat, më shumë nga sa prisnim! Cfarë ndodh tani?

Mjeku Pëllumb Pipero e pranoi se shifrat e infektimeve që po shtohen dita-ditës në Shqipëri, kanë dalë jashtë pritshmërive. Ai foli në Tv Klan ku e përshkroi problemin si shqetësues.

“Ishte e pritshme që pas hapjes të kishim një shtim të rasteve, por është përtej prishtmërive tona. Është një lajm që duhet konsideruar shqetësues dhe duhet të jemi të shqetësuar në maksimumin e mundshëm. Të gjithë qyetarët duhet të tregohen të kujdeshshëm. Rreziku nga sëmundja është njëlloj. Nëse ne prekimi nga COVID -19, nëse ne jemi moshë e thyer, kemi sëmundje kronike, rreziku është po njëlloj, sa i takon transmetueshmërisë, ajo është ulur relativisht” – tha Pipero në emisionin Opinion. I pyetur nga Blendi Fevziu se cilat janë zonat më të nxehta, mjeku tha: “Unë besoj që në të gjithë vendin ka raste, por zonat e mbipopulluara, zonat urbane, si Shkodra, Tirana, Kruja, me industrinë fasone, kanë rastet më të larta. Sidomos aty ku ka aktivitet ekonomik tek të cilat nuk respektohet protokolli”, u shpreh ai.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF