KreuCelebrity

“ Mos ha mish lepuri kur je shtatzënë”, Arbana Osmani i përgjigjet ndjekësve!

Arbana Osmani do të bëhet shumë shpejt nënë për herë të dytë. Ajo ndërkohë vazhdon të tregojë se nuk i ndahet pasionit të hershëm, gatimit. Por pikërisht nga ky i fundit janë bërë mera disa ndjekës të sja në rrjetet sociale, të cilët I kanë dhënë disa këshilla për ushqimet në shtatzani.

37-vjeçarja vendosi të reagojë përmes një statusi në rrjetet sociale duke i sqaruar se megjithëse gatuan shumë, jo të gjitha ushqimet i konsumon ajo vetë, por i ka për të gjithë familjen. “Duke ju falenderuar të gjithëve për këshillat dashamirëse dhe përkujdesjen, më duhet t’ju them që jo çdo gjë që gatuaj e konsumoj unë. Shpeshherë (e sidomos tani), gatuaj më shumë për familjen dhe miqtë të cilët nuk do t’i privoja kurrë nga të shijuarit e gjërave që unë nuk ha dot, ose që mua nuk më pëlqejnë. Më besoni që do isha shumë e mërzitshme nëse do publikoja vetëm gatimet e mia “të shëndetshme” (dhe kalorike) që po ha këtë periudhë. Shtatzënia për mua është një rrugëtim shumë i bukur por shumë personal, që kam zgjedhur ta mbaj privat, edhe sa i takon ushqimit. Besoj që çdo nënë e di më mirë vetë se cila është më e mira për të dhe për fëmijën që do sjellë në jetë. Ju dua te gjitheve”- thote moderatorja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF