Anxhela Peristeri ka marrë mjaft vëmendje së fundi me pamjen e saj. Pas humbjes së ndjeshme në peshë, këngëtarja shfaqet në një formë të admirueshme fizike.
Por ajo ndërkohë nuk ngurron të tregojë edhe fytyrën e saj fare pa make up. Në një foto të postuar së fundi, ajo është kaq natyrale sa i shihen edhe qukat e njollat e diellit, por nuk e ka problem, dhe në fakt, mirë bën, sepse duket shumë mirë!
Vetëm pak ditë më parë, Anxhela tregoi se shumë shpejt do të vinte me një projekt të ri muzikor, për të cilin shumë presin që të kthehet në një hit të kësaj vere.



















