KreuCelebrity

Brenda ditëlindjes së Adrola Dushit në Jug të Shqipërisë!

Trendit të festimit të ditëlinjdes në bregdetin e Jugut i është bashkuar edhe bukuroshja Adrola Dushi, e cila ka mbledhur miqtë e saj më të ngushtë dhe ka organizuar një festë të bukur me rastin e 27 vjetorit të lindjes.

E veshur me një fund të ngushtë më një të çarë anash dhe crop top, tashmë nuk është lajm që Adrola ishte më shumë se rrëzëllitëse.

Bukuroshja e pasarelave ka festuar deri në orët e para të mëngjesit, teksa instagrami u bombardua me urime miqsh e të njohurish për një ndër vajzat më të bukura të Shqipërisë.

E divorcuar prej disa vitesh nga babai i djalit të saj Troit, nuk e dimë nëse kjo ditëlindje e gjeti Adrolën ‘single’ apo nëse dikush ka mundur të fitojë zemrën e bukuroshes Dushi, pasi siç është shprehur së fundmi, Adrola ka vendosur që çështjet e zemrës do t’i mbajë për vete.

Sakaq ish-Miss Shqipëria prej disa muajsh ka lënë Amerikën ku prej vitesh punonte dhe jetonte dhe për momentin ka zgjedhur të qëndrojë në Shqipëri.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF