Ka qenë super e admiruar në adoleshencë; videoklipet e Aerosmith, e bënë të famshme në mbarë botë, e pas tyre edhe filmat për të rinj. Alicia Silverstone është një prej simboleve të viteve 90`, një prej aktoreve më të vlerësuara dhe karizmatike të asaj periudhe.
Por tani në moshën 43 vjecare, nënë e një djali 9 vjec, Alicia duket pak më ndryshe nga sa ishin mësuar të gjithë ta shihnin. Edhe pse në fillim të vitit u shfaq shumë në formë në tapetin e kuq, paparacët e fotografuan në rrugë me një pamje te neglizhuar dhe shumë kile në plus!
Aktorja së fundi shkaktoi polemika të mëdha me pohimet se ende bën banjo bashkë me djalin, edhe pse tashmë ai është i rritur, ndërsa në 2012-tën i shokoi fansar me rrëfimin sesi e ushqente të birin, Bear: në fillim e përtypte vetë ushqimin në gojën e saj, pastaj ia jepte atij!!!



















