Olta Boka ka postuar disa foto të tjera të ëmbla nga shtatzania, cdo moment të së cilës tani që e tregoi, duket se pret me padurim ta ndajë me të gjithë. “Për mamin tim jam princesha. Për princeshën time, mbretëresha”, ka shkruar këngëtarja në krah të fotove ku shfaqet e veshur me një fustan në ngjyrë të bardhë ndërsa është e rrethuar nga natyra.
Olta vetë i konfirmoi pak kohë më parë fjalët e shtatzanisë, e tregoi edhe gjininë e bebit. “Prej 9-muajsh unë shoh vetëm me sy të ngjyruar rozë. Prej 9 muajsh, roza është ngjyra ime e dashurisë së përjetshme”, pat thënë ajo duke treguar kështu se do bëhet nënë e një vajze.