KreuCelebrity

Shqipëria, cmimet më të larta të ushqimeve në rajon, dhe hotelet më të lira!

Shqipëria, cmimet më të larta të ushqimeve në rajon,

Në vitin 2018, Shqipëria kishte  nivelin më të lartë të çmimit për produktet mish dhe qumësht e vezë sesa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, respektivisht 71,0 % dhe 94,0 %, sipas një studimit të ekspertëve të INSTAT.

Krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria ka indeksin e nivelit të çmimeve më të ulët në grupet “Hotele dhe restorante” dhe “Paisje të transportit personal”, thotë Monitor.

Që nga viti 2010 në vitin 2018 çmimet e makaronave , orizit, vajit dhe sheqerit, mollëve, patateve kanë pësuar rënie, ndërsa çmimet e miellit, mishit, vezëve dhe cigareve kanë pësuar rritje.

Sipas një studimi të ekspertëve të INSTAT, rënien më të madhe e ka pësuar çmimi i sheqerit me 35% dhe rritjen më të madhe e ka pësuar çmimi i cigareve për shkak të rritjes se akcizës ndaj këtij produkti.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF