Pëllumb Pipero, mjeku infeksionist që është kthyer në njërën prej figurave më të njohura për publikun në këtë periudhë pandemie, e quajti të nxituar vendimin e BE-së për të mbyllur kufijtë me Shqipërinë.
Në një intervistë në Euronews, ai u shpreh:“Situata tek ne nuk është në atë nivel që rrezikon shëndetin e qytetarëve në vendet fqinje. Ne kemi një numër shumë të vogël, në raport me komunitetin jashtë Shqipërisë. E them si specialist i shëndetit publik, nuk rrezikohet shëndeti i askujt pse vjen në Shqipëri.”Pipero shtoi se mund të na ketë penalizuar “sinqeriteti i raportimit të shifrave të të infektuarve”.
Sipas tij, në Shqipëri po bëhet gjurmimi i shumtë i kontakteve, gjë që rrjedhimisht përkthehet në më shumë të infektuar. Sipas Piperos, në vendet e tjera europiane nuk janë raportuar shifrat e të infektuarve që janë kontakte të të infektuarve të mëparshëm. Ky “sinqeritet” mund të na ketë penalizuar, tha ai.Përsa i përket uljes së numrit të të prekurve – maksimumi 16 për 100,000 banorë, referuar kriterit të BE-së – Pipero u shpeh se “në fazën e dytë janë 2 gjëra që duhen pasur gjithmonë parasysh” të cilat sipas tij nëse zbatohen “do të bëjnë të mundur që virusi të vihet në kontroll për 1 javë deri në 10 ditë:” distanca dhe mbajtja e maskës, krahas higjienës.”


Ami foto nga plazhi pa pikë make up-i!




Mëngjesi i ëmbël i Sara Hoxhës!

Elita Rudi shtatzënë për herë të dytë?!












