KreuCelebrity

Format perfekte të Jonida Vokshit pas lindjes, xhelozojnë edhe Gentian Zenelajn!

 

Më 18 qershor Jonida Vokshi u bë nënë për herë të parë, teksa solli në jetë vogëlushen Emi.

E ndërsa mami Jonida poston herë pas here foto nga përditshmëria me statusin e ëmbël; miq, ndjekës, kolege e kolegë fërkojnë sytë sa herë ajo tregon trupin ‘post-partum’. Ndonëse ka vetëm 10 ditë që ai trup ka sjellë në jetë një tjetër jetë, fiziku i Vokshit duket njësoj si të ketë fjetur në palestër 24 në 24.

Komplimentat dhe habia për trupin e Jonidës pas lindjes kanë mbushur instagramin e saj, ama komenti i aktorit Gentian Zenelaj nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen e të gjithëve.

Përbri një foto ku Jonida shfaqet ‘casual’ dhe tejet në formë, ‘xhelozia’ për format e saj ka shkuar deri tek Genti.

“Unë nuk dola kështu nga shtatzënia e parë”; shkruan Zenelaj, koment që me siguri ka shkaktuar të qeshura tek kushdo që e ka lexuar.

Në fakt ne ende po presim Jonidën të na tregojë sekretin e një trupi të tillë 10 ditë pas lindjes…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF