Megjithëse Kanye West e quajti gruan e tij Kim Kardashian miliardere kohët e fundit, ajo ndoshta nuk e ka arritur ende atë status.Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, 39 vjeç shiti një pjesë të linjës së saj KKW Beauty, por Forbes nuk mendon se kjo e vendos në pragun e miliarderit.
Coty sapo bleu një 20 përqind të aksioneve në kompaninë e produkteve kozmetike të Kim ( të cilën ajo themeloi në vitin 2017) për 200 milion dollarë, në një marrëveshje që vlerëson kompaninë e saj në 1 miliard dollarë.
Pas shitjes, Kanye i ingazëllyer postoi në Twitter mesazhin se kjo marrëveshje e ndryshonte statusin e së shoqes kur vjen fjala tek pasuria.” Jam kaq krenar që gruaja ime e bukur Kim Kardashian West u bë zyrtarisht miliardere”, shkruante ai. Por Forbes që diskretikoi dhe motrën e saj, Kylie për të njëjtën arsy, thotë se Kim duhet të presë edhe pak, sepse deri tani llogaritet më afër tek 900 milionë dollarë.