KreuCelebrity

Probleme me martesën? Tolgahani i bën Almedës një super dhuratë!

Qarkulluan përpara disa kohësh fjalë se mes tyre kishte probleme, të cilat u tha se qene theksuar shumë gjatë karantinës. Por përvecse i mohoi me forcë për gazetarët të tilla pretendime, Tolgahan Sayisman së fundi e tregoi me një superdhuratë për Almeda Abazin se asgjë nuk ka ndryshuar mes tyre, dhe lidhja është mëse e fortë!

Sipas portaleve turke, Tolga ka blerë y makina luksoze tip xhip, e njërën prej tyre ia ka dhënë të shoqes. Makina e re e Almedës kushton 1 milion e 300 mijë lira turke dhe në targa mban inicialet e emrave të tyre ETA (Efehan, Tolgahan, Almeda). Një gjest I bukur, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF